Aksion për ndërtimet pa leje, prokuroria jep detaje për bastisjet në Pejë, Klinë dhe Istog

Prokuroria Themelore dhe Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës po e zhvillojnë një aksion në tre komuna, Pejë, Istog dhe Klinë në lidhje me ndërtimet e paligjshme.

Prokuroria gjatë ditës së sotme do t’i drejtohet opinionit publik me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme për rezultatet dhe veprimet e ndërmarra.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në tri komuna (Pejë, Klinë dhe Istog), me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme. Për këto veprime në teren janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, njofton Prokuroria Themelore e Pejës përcjell Klankosova.tv