Në një intervistë për Ora News, ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA Fatos Tarifa komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Sipas tij, ish kryeministri Albin Kurti nuk diti të drejtojë qeverinë, dhe tha se qeveria e re në Kosovë është legjitime.
Fatos Tarifa: ”Kurti erdhi në pushtet me zgjedhje mbas një kohë shumë të gjatë. Vetëvendosja erdhi duke u rritur, por ka pasur dhe përçarje brenda saj. Fragmentarizimi i partive politike është një dukuri e natyrshme në Kosovë dhe Shqipëri. Fakti është që humbi votëbesimin në parlament. Fakti është që duke marrë qeverinë nuk diti ta drejtojë. Krijoi një koalicon të dobët dhe në një mënyrë krejt të pakuptimtë dhe të pafalshme Kurti përjashtoi nga qeveria minsitrin kryesor të partisë në aleancë, çfarë e shkatërroi këtë aleancë, nuk mund të qëndronte më si e tillë.”
”Përsa i përket nëse është ose jo kushtetuese zgjedhja e kryeministrit të ri, unë i besoj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, dhe them se po. Qeveria e re mund të duket e dobët ngaqë ka një pakicë të vogël, 1 votë më shumë në parlament, por nëse ata do dinë të veprojnë me mençuri dhe do vendosin interesat e Kosovës mbi interesat partiake do mund të krijojnë koalicine të qëndrueshme.”