POLITIKE

Haradinaj: Turp u qoftë atyre që po e ndalojnë ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika karshi ekzekutivit se e kanë ndërprerë buxhetin për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë. Ai thotë se duhet t’u vijë turp atyre që e ndërprenë këtë buxhet për ndërtim të kësaj rruge.

Haradinaj apeloi te Qeveria e Kosovës që të mos shkelje për të cilat mund t’i mallkoj populli.

“Po ju tregoj një detaj që më ka bo përshtypje e kom pyet kryetarin a i sollët kodrave tha jo i dërguam ka Vermoshi, me këta po dua me thënë që misioni ynë i luftëtarëve i lirisë e i afrimit nuk po them ende i bashkimit krejt, shkon më përpara me rrugën për Plavë, dhe në ditën e sodit po ju them marrë ju koftë të gjithë atyre që ia heqin paret kësaj rruge e që se lënë me kryer këtë rrugë në kohë se kanë mundur dje me ardhur drejt se kjo është rrugë e tyre për të cilën kanë ra për liri. Ju bëjë apel atyre që i marrin vendimet në emër të këtij populli mos të bëjnë shkelje të tilla, ka shkelje që lejohen ka shkelje që i mallkon populli,” tha ai ndërsa mori pjesë në rivarrimin e dëshmorëve Besart Kadrijaj dhe Shkëlzen Berisha në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Në këtë ceremoni të rivarrimit të dy dëshmorëve të UÇK-së, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, tha se më në fund trupat e këtyre djemve të rënë për liri po bashkohen me bashkudhëtarët e rënë për liri.

“Është një ditë ndryshe për shkak se edhe pas kaq vitesh po bashkohem ende duke e kryer obligimin ndaj të rënëve për liri, në këtë rast rivarrosjen të bashkudhëtarëve tonë të cilët kanë ra heroikisht në tre kufirin shqiptaro-shqiptaro-shqiptar po ashtu edhe që kanë pushu deri sot në një vendbanim të hershëm shqiptar në Vuthaj, falënderojmë për nderimin që kanë bë malësorët tonë atje,” shton ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit ,Bashkim Ramosaj thotë se rivarrimi i këtyre dëshmorëve i cili i ribashkoi pas kaq shumë vite ishte i përcjell me shumë sfida deri te arritja e qëllimit.

Nil Selman Kadriaj, babai i dëshmorit, Besart Kadriaj, në rivarrosjen e djalit të tij tregon që ndihet më i lehtësuar sot, pasi nga tash e tutje eshtrat e djalit të tij do pushojnë në Gllogjan. Ai tregon për vështirësitë që i kanë kaluar në këto 23 vite për të vizituar varret e bijve të tyre që ndodheshin andej kufirit.

Në ndërkohë ai shton se si familje e kanë parë më të arsyeshme t’i sjellin më afër, si dhe në vendin ku kanë qenë do ta dërgojnë një pllakë që të jetë si përkujtim.

Trupat e dëshmorëve të kombit, Besart Kadriaj dhe Shkëlzen Berisha të cilët më 14 gusht 1998 kishin rënë në trekufirin Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri tash e 23 vite kishin pushuar në Vuthaj të Gucisë./ KosovaPress


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

58 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago