Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kritikuar majft shumë Qeverinë Haradinaj për shpenzimet që i ka prej që është bërë kryeministër Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane ka pyetur se Qeveria e Re a do të tërheqë tendencën për shpenzime të pamatura dhe emërimeve pa merita.
Po ashtu, në njoftim është shtruar pyetja se a do ta vendos Qeveria në ardhje Kosovën drejtë qeverisës së përgjegjësisë.
“A do të tërheqë qeveria e re tendencën e shpenzimeve të pamatur, emërimeve pa merita dhe praktika të tjera korruptive për të vendosur #Kosovo në një rrugë drejt qeverisjes së mirë dhe përgjegjësisë fiskale? Ora po shënon për të zbuluar. #RuleOfLaëInKosovo”, thuhet në postim.
Ndryshe, Qeveria e kaluar ka për t’u mbajtur mend si Qeveria me më së shumti ministri , 21 sosh, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë