UNDP, program i Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet e varfra dhe vendet në zhvillim, ka zhvilluar një sondazh për politikanët kosovarë.Në raport prin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku niveli i kënqashmërisë së qytetarëve me punën e saj është 72.4%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%.Ndërsa, kënaqshmëria me Presidentin ka rënë me 2.5 pikë përqindje (18.7%) nga nëntori 2019 (21.2%).
Sipas këtij raporti, intervistat janë zhvilluar përmes telefonit si pasojë e situatës pandemike kudo në botë, COVID-19, me gjithsej 1306 intervistues.Këtë raport e ka publikuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se “duhet të lexohet patjetër, vecanërisht në situatën aktuale”.
Postimi i plotë:
“Absolutisht duhet të lexohet, veçanërisht në situatën aktuale.
Nivelet e besimit në institucionet përkatëse, ndjenja ndaj korrupsionit, rekrutimi i bazuar në merita në sektorin publik, etj flasin vetë. Statistikat flasin.”