POLITIKE

Ambasadori gjerman reagon ashpër për shuarjen e Ministrisë së Integrimeve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt në një adresim për marrjen e shtetit gjerman të drejtimit të Presidencës së BE-së, ka përmendur edhe shuarjen e Ministrisë së Integrimit Evropian nga ana e Qeverisë së Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin.

Heldt ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër qeverinë e re lidhur me vendosjen e përparësive të saj lidhur me agjendën evropiane.

“Ne jemi duke i marrë në dijeni të gjitha këto. Pas shpërbërjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane ne gjithashtu po shohim nga afër nëse qeveria e re do të vendosë përparësitë e saj në lidhje me agjendën evropiane në të ardhmen”, tha ambasadori.

Ai mes tjerash kritikoi zërat në Kosovë kundër BE-së dhe akuzat se “BE-ja ka vetëm fjalë dhe jo vepra”.

Heldt i quajti sulme personale ndaj atyre që janë mbështetësit më të fortë të shtetit të Kosovës.

“Këta zëra negativë duket se mendojnë se ndërsa ne mbetemi të sjellshëm dhe nuk dëshirojmë të biem në këto nivele diskutimesh dhe se jemi naivë. Epo, kjo është gabim”, theksoi Held.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

39 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

24 orë ago