FOTO&VIDEO

Qeveria hap garën, rruga Milot-Fier me koncesion, do të kushtojë €1.2 miliardë dhe do të jetë me pagesë

Qeveria hapi të mërkurën garën ndërkombëtare të ndërtimit me koncesion të rrugës 115 kilometra Milot-Fier, e parashikuar si pjesë e së ashtuquajturës “Korridori Adriatiko-Jonian”.

Rruga, e cila parashikon rikonceptim të rreth 62 kilometrave akse ekzistuese dhe ndërtim nga e para të 53 kilometrave të tjerë, do të kushtojë 1.188 miliardë euro dhe do të jetë me pagesë 0.075 euro për kilometër.

Nëse kjo mesatare do të aplikohet për të gjithë segmentin rrugor, atëherë një qytetar do të duhet të paguajë 8-9 euro për të udhëtuar me makinë në të.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku siguroi se koncesionari do të ndërtojë rrugë dytësore për të siguruar alternativë lëvizjeje pa pagesë.

Nga shifra prej rreth 1.2 miliardë eurosh kosto të rrugës, qeveria do të marrë përsipër si garanci 10 për qind të saj për 16 vitet e para të koncesionit si siguri për qarkullimin.

Shpejtësia e lëvizjes parashikohet të jetë 90 deri në 130 kilometra në orë. Rruga parashikohet të ndërtohet me dy akse, fillimisht Milot-Kashar, që mendohet të përfundojë në vitin 2024, dhe më pas Kashar-Lekaj në vitin 2026.

Qeveria thotë se përmes kësaj rruge, në vitin e parë të përfundimit të saj, do të lëvizin rreth 32 mijë makina, qarkullim që do të dyfishohet në vitin 2055.

Kryeministri Edi Rama e justifikoi procedurën si “zgjidhje përballë burokracive evropiane”, pasi siç tha ai, projekti Adriatiko-Jonian, ishte vendosur për t’u mbështetur në procesin e Berlinit.

Qeveria pati propozuar më parë si akse pjesë të “Korridorit blu” akset Milot-Balldren dhe Thumanë-Kashar, të cilat u dhanë me koncesion partneritet-publik-privat me vlera 250 dhe 220 milionë euro, por tenderat e tyre u anuluan në janar.

Ky është projekti i radhës i paraqitur nga qeveria për një investim publik, në fund të të cilit qytetarëve do t’u kërkohet të paguajnë për ta përdorur.

Tuneli prej rreth 6 kilometrash në Llogara, prezantuar më 19 qershor, do të jepet gjithashtu me koncesion për mirëmbajtjen dhe operimin e tij, një formulë kjo e cila u ndoq dy vite më parë edhe për Rrugën e Kombit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago