POLITIKE

Analisti serb, Janjiq: Heqja e dinarit në Kosovë vendim i ligjshëm, ishin njoftuar QUINT-i dhe Beogradi

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiq, vlerëson se nuk ka pasur kushte objektive për diskutimin e sotëm në Bruksel lidhur me heqjen e dinarit nga sistemi i pagesave të Kosovës, me ftesë të të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Janjiq vlerëson se “veprimi që ndërmori Prishtina, Qeveria e Kosovës dhe jo (kryeministri i Kosovës) Kurti, është legal, dhe për këtë në dhjetor ishin informuar QUINT-i dhe Beogradi”.

“Nuk është e mundur të bëhet në nivel teknik, kërkon dialog politik. Siç e dimë gjithçka që duhej të ndodhte në dialogun politik, përfundoi në vitin 2023. Po vijnë zgjedhjet evropiane, ndryshimi i lehtësuesve. Roli i takimit të sotëm është të blihet kohë dhe të krijohet një platformë politike mbi bazën e së cilës Banka Kombëtare e Serbisë dhe Banka Qendrore e Kosovës do të bien dakord për disa zgjidhje alternative për transferimin e parave”, tha Janjiq për N1.

Mungesa e palës kosovare në takimin e sotëm ishte e pritshme për të.

“Nga Prishtina ka qenë një njoftim se nuk do të vijnë, vetë dialogu është thirrur para së gjithash për shkak të nevojave politike të Lajçakut, por edhe të QUINT-it”, ka theksuar ai.

Ai shton se në këtë moment është e nevojshme të zgjidhet dorëzimi i parave nga Serbia për përfituesit në Kosovë në këta tre muaj, për sa është vazhduar (shtyrja e zbatimit të vendimit).

“Nuk ka justifikim që të përdoret për nevoja politike shpërndarja e parave, të shpërndahen pesë deri në 10 mijë dinarë, të formohen radhët e serbëve në bazë të obligimeve të punës, kjo çështje të depolitizohet dhe të gjendet një zgjidhje teknike për pagesa e këtyre benificioneve deri në afat, tani për tani janë tre muaj, ndoshta do të shtyhet, kjo duhet të pritet. Por, gjithçka tjetër që ka të bëjë me dinarin në sistemin e pagesave të Kosovës ka përfunduar. Dinari nuk mund të kthehet në sistemin e pagesave të Kosovës, as nuk është sipas ligjeve të Kosovës dhe as QUINT-i nuk dëshiron ta bëjë këtë”, tha Janjiq.

Ai tregon se deri në fund të zgjedhjeve evropiane janë të mundshme vetëm takime në nivel teknik ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Prishtina e ka refuzuar, sepse (negociatori i saj) Bislimi kërkon që dikush nga Banka Qendrore e Kosovës të vijë me të, Beogradi nuk është pajtuar me këtë, po luhet një lojë politike”, vlerëson Janjiq.

Në anën tjetër, sipas tij, edhe pse sistemi i harmonizuar i pagesave në Kosovë, që të mos ketë dy valuta, ishte planifikuar dhe për të ishin njoftuar edhe Beogradi edhe QUINT-i në dhjetor, ai është i njëanshëm, siç thuhet nga SHBA-të, sepse Qeveria e Kosovës nuk ka shikuar të gjitha pasojat e asaj lëvizjeje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago