Anëtari i VV’së, Eman Rrahmani, ka ironizuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) duke u thënë ta shfrytëzojnë mundësinë që ua dha Albin Kurti, dhe të ‘ç’kapen’ nga PDK.
Rrahmani thotë përmes një shkrimi në Facebook, se me bashkëqeverisë për 20 vite me PDK’në është vështirë me u ç’kap prej tyre.
“Me bashkëqeverisë për 20 vite me PDK’në, kogja vështir është më u ç’kap prej tyre.Boll e keni që mundesin u’a dha Albini!” shkruan Rrahmani.
Kujtojmë se këto dy subjekte politike kanë për qëllim finalizimin e marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re, por siç raportohet, barrikadimi i kësaj marrëveshje po vazhdon të jetë për shkak të insistimit të LDK’së në postin e presidentit.
VV-LDK tash e një kohë të gjatë janë duke negociuar përmes ekipeve të tyre për arritjen e koalicionit për formimin e Qeverisë së re, që pritet të ndodhë së shpejti.