Disa vatra zjarri kanë përfshirë pyjet në Antalia, destinacioni i njohur turk për pushime, ndërsa erërat po i fryjnë flakët në drejtim të zonave të banuara, njoftoi sot një zyrtar lokal për CNN turk.
“Tri lagje janë evakuuar”, sipas Mustafa Yigit, administrator qarku në qytetin e Manavgat, duke shtuar se turistët nuk janë në rrezik.
Forcat e emergjencës po luftojnë me flakët nga ajri dhe nga toka. Sipas zyrës së guvernatorit, dy avionë zjarrfikës dhe 15 helikopterë janë në veprim. Shkaku i zjarreve është i paqartë. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose viktima.