Dalip Brahimi, i famshëm për dyshimet e mëdha për kontrollin në biznesin ilegal të fajdeve në Prishtinë, në vitin 2015 në Prishtinë, e kishte goditur në pjesë të ndryshme Skender Blakqorin.
Sipas aktakuzës, Brahimi në vitin 2015 në Prishtinë, e kishte goditur në pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarin Skender Blakqori, me qëllim që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, ku i dëmtuari Blakqori kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Brahimi që t’ia kërkojë lirimin e banesës. Brahimi në këtë rast ia kishte kujtuar edhe djalin e viktimës, diçka që për Prokurorinë përbënë kanosje.
Aktzakuza e siguruar nga InDoks përshkruan se Brahimi para në shumë të ndryshme me përqindje prej 5-15% i kishin dhënë edhe të dëmtuarit Skënder Blaqori, dhe në momentin kur ai nuk kishte arritur të kthejë kamatën, i akuzuari Dalip Brahimi përmes të dëmtuarit Bejtush Zhugolli dhe një personi me emrin Ekrem Leci, e kishin detyruar Blakqorin që të nënshkruajë një kontratë për shitblerjen e banesës së lagjen “Dardania”, në Prishtinë, në sipërfaqe prej 161.81 metra katror, dhe të njëjtat para që i dëmtuari Blakqori i kishte marrë nga shitja e banesës, e kishin detyruar që t’ua paguajë “borxhet” atyre
Dalip Brahimi, që i përshkruhet edhe afërsia me ish-Kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj, sipas Prokurorisë kishte edhe viktima të thera. Edhe ata janë kontaktuar nga InDoks por nuk kanë pranuar që të flasin.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…