Rregulla të reja për kontrollimin e parave të gatshme dhe vlerave që hyjnë dhe dalin nga BE do të hyjnë në fuqi nesër.
Të gjithë udhëtarëve që hyjnë ose dalin nga territori i BE-së do t’u kërkohet të plotësojnë një deklaratë parash kur mbajnë 10,000 € ose më shumë në një monedhë ose ekuivalent në monedha të tjera, si dhe në mjete të tjera pagese të tilla si çeqet e udhëtarëve ose kambialët.
Pra, secili person që ka mbi 10 mijë euro, duhet ta ketë dokumentin autorizues zyrtar që tregon origjinën e parave, tërheqjen e tyre, dhe arsyen e përdorimit.
Komisioni Evropian deklaron se rregulli i ri është pjesë e përpjekjeve të BE në luftën kundër pastrimit të parave dhe burimeve të financimit të terrorizmit.
Përgjegjësinë për kontrollimin e parave me shifra mbi 10 mijë euro do ta kenë autoritetet doganore të cilat nga nesër do të kenë kontrolla më të rrepta dhe më të detajizuara.
Rregullat e reja do të sigurojnë që autoritetet kompetente dhe njësia kombëtare e inteligjencës financiare në secilin shtet anëtar të kanë informacionet e nevojshme për të monitoruar lëvizjet e parave në shtetin përkatës.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…