I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar para masës që po protestonin një zyrtar i PK-së.
“Para 2-3 minuta e kam marrë konfirmimin se rreth 5 minuta para është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa, në rrethinë të Ferizajt. Njësitet policore janë duke e sjellur të dyshuarin në objektin e Policisë”, tha major Mehmet Hajdini.
Arrestimin e Dardan Krivaqës e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.
Dardan Krivaqa dyshohet se kreu veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, duke e privuar nga jeta partneren e tij 18-vjeçare, M.O.
Krivaqa bashkë me të dyshuarin tjetër, Arbër Sejdiun, të dielën e kishin dërguar 18-vjeçaren pa shenja jete në emergjencën e Spitalit Rajonalt të Ferizajt.
Dy të dyshuarit më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Arbër Sejdiu ishte arrestuar mbrëmjen e së dielës, ndërsa Policia e Kosovës po kërkonte edhe ndihmën e qytetarëve për të kapur të dyshuarin kryesor i cili ndodhej në arrati, Dardan Krivaqën.