Sot është arrestuar Ekrem LIka, i arratisuri për rastin e njohur me fajde.
Kështu ka mësuar KOHA përmes burimeve të saj.
Vitin e kaluar ishte publikuar video ekskluzive e të të dyshuarve Rrahim Hashimi, Kadri Rexhepi e Ekrem Lika, ky i fundit që gjendej në arrati e sot u arrestua, ku nga bisedat në video mes tyre përmenden edhe Xhavit Haliti e Kadri Veseli.
Një këtë video, shpërfaq dyshimet për përfshirjen e disa personave në veprat penale fajde, detyrim dhe mashtrim.Videoja është realizuar më 2012, e në një pjesë të saj përmendet edhe emri i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Lika, është personi me kapelë që shihet në video bashkë me Rrahim Hashimin.