LAJME

Atë që nuk e bëri bashkia, e bën mësuesi në Pustec

Atë që për vite me radhë nuk mundi ta bëjë pushteti lokal, ja arriti ta bëjë një njeri i vetëm.

Ky është Spase Tërpo, mësues historie në Pustec i cili në shtëpinë e tij ka ngritur muzeun e vetëm etnografik.

“Ky është muzeu i vetëm etnografik në zonën tonë, i krijuar nga unë me familjen time. Ideja ka ardhur për faktin se ne jemi një familje e vjetër dhe kemi pasur shumë objekte të vjetra të zonës sonë dhe veshje, e duke pasur shumë turistë nga vende të ndryshme vendosa që një pjesë të shtëpisë time ti vendos gjithë këto orendi apo objekte e veshje, ku shpalos kulturën tonë, traditën tonë të paraardhësve tanë”, deklaroi për Euronews Albania, mësuesi Spase Tërpo.

E gjitha ka qenë vepër e tij dhe e familjes. Mësuesi thekson se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga shteti.

“Është krijuar ne fillim nga unë dhe familja ime, pa ndihmën e askujt, as nga shteti apo ndonjë organizatë tjetër dhe gjithë këto gjëra, një pjesë të tyre e kam pasur, të tjerat i kam blerë nga të afërmit”, vijoi mësuesi.

Në brendësi të muzeut mund të gjesh pothuajse çdo gjë rreth mënyrës së jetesës të shekujve të mëparshëm të kësaj treve shqiptaro-maqedonase.

“Muzeu ka dy pjesë të rëndësishme. Në njërën pjesë është me tepër muze etnografik, ku paraqiten objektet veshjet, ose si jetonin të parët tanë në një ambient, të shekullit 19-20. Kjo është pjesa që turistët preferojnë dhe shohin më tepër. Pjesa tjetër është pjesa e komunizmit, veprat e diktatorit, orendite e sendet e asaj kohe”, tha mësuesi.

Sipas profesorit të historisë shteti nuk është duke bërë mjaftueshëm për promovimin e kulturës dhe historisë në këtë zonë.

“Që ti rikthejme vëmendjen traditave duhet të kishim bërë hapa më parë, për arsye se shumica e objekteve sot, edhe në zonën tonë janë hedhur e prishur e është shumë vështirë ti mbledhësh. Shteti nqs do do e ketë të vështirë, shumica e tyre nuk do jenë origjinale e po ti bëjnë. (fut pyetjen) për momentin në zonën tonë jo. Më vjen keq por skemj ca te bëjmë. Unë mendoj se ne te ardhmen do behet diçka për arsyen se kjo është tradita e kultura se tregon se kush kr qenë e kush je”, theksoi ai.

Ky është shembulli i një njeriu profesionist i cili ka vendosur të kontribuojë në zonën e tij në heshtje, por me vepra të mëdha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

23 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

5 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

9 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

9 orë ago