Avdullah Hoti pa kaçik para Goran Rakic-it: Mohon shtetin e Kosovës para syve të tij

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, del i pafuqishëm për të bindur zëvendësin e tij për ta respektuar një prej gjërave më të rëndësishme, që është shtetësia.

Zëvendësministri dhe ministri i Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Goran Rakic, po zhvillon takime pa simbole shtetërore.

Kjo gjë u pa në takimin e djeshëm me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, por edhe në një takim të sotëm me ambasadorin britanik, Nicholas Abbot. Flamuri mungoi, po ashtu, edhe në takimin me shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova. Asnjë nga këta diplomatë nuk e përmendën këtë çështje.

E lajmi për heqjen e flamujve nga zyra qëndrore e shtetit, e mori dhenë edhe në Serbi, ku media e Beogradit përqeshën shtetin kosovar.