Një avion i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.
Mediat lokale raportojnë se të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.
Drejtuesit e aeroportit thanë se janë në dijeni të incidentit në lidhje me avionin, i cili po mbërrinte nga Minneapolis.
Ata shtuan se po kujdesen për te gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin dhe se ekipet e emergjencës tashmë janë në vendngjarje.
Akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në rrëzimin e avionit.