Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dje (22 prill), si pasojë e një aksidenti në Itali.
Viktima i identifikuar si Haris Shala banues në Pisa ishte kamionist dhe babai i një vajze të vogël, raportojnë mediat italiane.
Nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re në familjen Shala, pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në një aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në provincën e Veronës.
Fillimisht autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20 deri në orën 08:22 për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë.
Më pas ajo u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit. Ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë ndodhi edhe aksidenti i dytë, ku humbi jetën 25-vjeçari shqiptar.
Përplasja ndodhi mes dy kamionëve që po udhëtonin të dy në drejtim të Modenës. Si pasojë e motit të keq, viktima nuk i ka parë mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Pas përplasjes së fuqishme, shoferi vdiq brenda kabinës së kamionit.
Haris Shala ishte i njohur në qytet.
“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm, kujton Marco, një shok shkolle. Një person i integruar dhe i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.
“Nuk ka fjalë, thotë Herta kushërira e tij e pushtuar nga lotët. Dhimbja në këtë moment është vërtet shumë e madhe”.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…