Itali-Shqipëri 2-1! Një humbje që lë një shije të hidhur, duke parë edhe si shkuan rrethanat në lojë. Megjithatë kjo sfidë na futi në librat e historisë.
Goli i Nedim Bajramit është goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në kampionatet europiane. Vetëm 23 sekonda iu deshën për të vendosur veten dhe Shqipërinë në histori.
Ky lajm sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re. Të gjitha mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësinë e duhur golit të lojtarit të kombëtares kuqezi.
“Një rivënie e gabuar e Dimarco-s kapi në befasi Bastonin me Nedim Bajramin i cili kontrolloi topin dhe gjuajti fort drejt portës së mbrojtur nga Gianluigi Donnarumma”, shkruan France 24.
Ndërsa BBC i hyn më thellë historisë.
“Shqipëria kishte shënuar vetëm një herë në këtë turne madhor, por goli i Bajramit ishte i veçantë”, shkruan BBC.
Bajrami theu një rekord që qëndronte në fuqi prej 20 vitesh duke mundur 67 sekondëshin që iu desh Dmitri Kirichenko-s të Rusisë për të shënuar ndaj Greqisë në Euro 2004.
“Ekipi i Silvinjos është në një grup të fortë dhe përparimi në fazën e parë me eliminim direkt duket i pamundur. Dalin apo jo nga grupi, ky turne do të ketë një vend të veçantë në zemrat e tifozëve të Shqipërisë për vitet që do të vijnë pasi që goli i Bajramit të mundet do të duhen disa vite”, shkruan BBC.
Edhe The Guardian e ka pasqyruar këtë gol që sipas tyre i dhanë zemër 50 mijë tifozëve që kishin mbushur stadiumin në Dortmund.
Goli i Nedim Bajramit është pasqyruar edhe në mediat përtej oqeanit, në Amerikë, duke treguar se ai vendosi historinë si goli më i shpejtë i shënuar në Europian.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…