FOTO&VIDEO

Biznesmeni kosovar mik i ngushtë i drejtorit të Inteligjencës së SHBA-së: Ai i njeh shqiptarët mirë

Drejtori i sapoemëruar i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kongresisti republikan John Ratcliffe, është mik i afërt i shqiptarit Ismet Smajli që jeton dhe vepron në Dallas të Amerikës.

Smajli në Edicionin Special të Klan Kosovës ka treguar se Ratcliff-in e njeh për një kohë shumë të gjatë.

Ai po ashtu është një nga personat e parë që i ka uruar detyrën e re drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së,

“Miqësia jonë me ish-kongresmenin ka filluar që nga viti 1995 kur ne kemi ardh me bizneset tona në Dallas”.

“Kur e njoha në atë kohë ishte një avokat, dhe më vonë u bë një kongresmen. Ne njihemi që 26 vite miqësia jonë është edhe në mes të dy familjeve tona”.

“Vazhdimisht ai vjen ne lokalet tona në restorante sidomos të shtuneve dhe kështu vazhdonte shoqëria jonë”.

“Me Johnin kam shkuar vazhdimisht në takime të shumëta në ato takime lokale, shtetërore dhe federale. Po ashtu me të kam marrë pjesë edhe në fondacione të ndryshme”.

“Kjo miqësi ka qenë e sinqertë, John është shume i qetë,i respekton të gjithë jam me fat që e kam mik”,

“Ai si duket vizitën e tij në lokalin tim e ka bërë me qëllim, unë vetëm se isha duke shikuar televizionin John veqse hyri. Unë i urova detyrën e re dhe i thash edhe pse është koronavirusi tani unë nuk mundem të rri pa të përqafuar”.

“Jam i lumtur shumë që ai është zgjedhur për këtë punë, ai ka aftësi të jashtëzakonshme”.

“Ai në përgjithësi i njeh shqiptarët e njeh situatën tonë”.

“Unë them thjeshtë ai e njeh sitaatën e Ksoovë shumë bukur kjo është falë viteve që kemi biseduar”.

“Ne mund të them se jemi me një fat të madh që një njeri i tillë është aty”, ka thënë Smajli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago