POLITIKE

Shqiptaro-amerikanët apel Trumpit për politikën ndaj Kosovës

Një koalicion me mbi 40 organizata shqiptaro-amerikane kanë shprehur shqetësim për kursin e politikës amerikane kundrejt Kosovës. Në një letër në adresë të presidentit Trump, aktivistët paralajmërojnë se kahja e kësaj politike po ndikohet nga individë që nuk gëzojnë popullaritet apo mbështetje në popullatë.

“Kosovarët po frikësohen që lobimi serb ka dëmtuar kompasin moral të SHBA-së dhe që SHBA-ja mund të kthejë kokën në anën tjetër përderisa Kosova potencialisht mund të copëtohet edhe më shumë për t’iu përshtatur ambicieve nacionaliste të Serbisë,” shkruhet në letër.

Në një bisedë për “Zërin e Amerikës”, tre aktivistë shprehen se personat me të cilët po bisedon administrata në Ballkan nuk gëzojnë mbështetjen e popullatës dhe se alternativat që mund të propozojnë këta individë nuk do të sjellin stabilitetin dhe përparimin e premtuar.

Sipërmarrësit dhe aktivistët Harry Bajraktari dhe Richard Lukaj dhe konsulenti dhe aktivisti në Uashington Drilon Gashi theksojnë në intervistë se në këtë periudhë krizash politike në Ballkan, nevojiten hapa të matur për të gjetur një zgjidhje afat-gjatë e të qëndrueshme, të bazuar tek vullneti i popullatës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago