FOTO&VIDEO

Biznesmeni nga Prizreni që u arrestua sot ishte dënuar për tentim vrasje, ish-presidenti Thaçi e fali në vitin 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Granit Paçarizin, biznismenin nga Prizreni, i cili dyshohet se ka kanosur zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit. Paçarizi dyshohet se ka ushtruar presion dhe ka kanosur personat zyrtarë lidhur me një tender për instalimin e ndriçimit publik në Komunën e Prizrenit.

Por, kush është Granit Paqarizi?

Nuk është hera e parë që biznesmeni prizrenas, Granit Paçarizi, ka telashe me Policinë. Kjo sepse vite më parë, në 2013, ai ishte përfshirë në një përleshje masive, ku si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, kishte edhe persona të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Paçarizi ishte akuzuar për armëmbajtje pa leje, për çka edhe ishte shpallur fajtor. Por, prokurori e kishte rihapur rastin, duke e akuzuar kështu Paçarizin për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.

Për kryerjen e kësaj vepre penale, ai ishte dënuar me 2 vite e gjysmë burgim dhe ishte dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Arrestohet Granit Paçarizi (majtas) për kanosjen e drejtorit të Shërbimeve Publike në Prizren

E më 1 janar të vitit 2020, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një dekreti kishte falur tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Njëri nga të dënuarit që u fal nga Thaçi ishte edhe biznesmeni, Granit Paçarizi. Nga 2 vite e gjysmë sa ishte dënuar, atij i ishin falur 1 vit.

Dekreti i Presidentit Thaçi mban datën e 27 nëntorit të vitit 2019.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

7 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

9 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

9 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

15 orë ago