Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Donald Trumpit, John Bolton, ka thënë se kreu i Shtëpisë së Bardhë paraqet rrezik për vendin dhe rizgjedhja e tij në postin më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara do ta vendoste vendin në një rrezik edhe më të madh.
John Bolton gjithashtu tha se presidenti amerikan ka pak konsideratë për faktet dhe se vendimet e tij nuk janë të rrënjosura në filozofi, strategji të mëdha apo politikë, por lidhen vetëm me të ardhmen e tij politike.
https://www.facebook.com/ABCNews/videos/2533952413582581/
I pyetur se si do ta mbajë mend historia presidentin e tanishëm të Shteteve të Bashkuara, Bolton tha: “Unë shpresoj se historia do ta mbajë mend si president me një mandat, që nuk e ka lëshuar vendin në mënyrë të pakthyeshme drejt një spiraleve të tatëpjetës.”
Bolton shtoi se Donald Trump nuk është i përshtatshëm për pozitën që e ka dhe se i mungon aftësia për ta kryer atë punë, duke shtuar se ai nuk është republikan konservator.
Ai gjithashtu tha se në zgjedhjet presidenciale nuk do ta votojë as Donald Trumpin, as Joe Bidenin e Partisë Republikane.
Bolton e akuzoi presidentin se nuk di ta bëjë dallimin mes interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave personale.
Ditëve të fundit, Bolton i ka dhënë disa intervista për medie për ta promovuar librin që Shtëpia e Bardhë është përpjekur t’ia bllokojë dhe të mos e lejojë botimin e tij.