Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor edhe në rigjykim dhe e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi i akuzuar në rastin e njohur si “Gylenistët”, ka raportuar “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë rast, Driton Gashi në cilësinë e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), akuzohej se ishte angazhuar drejtpërdrejt në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova duke shkelur procedurat ligjore.
Aktgjykimi u shpall të martën. Gjykatësja Namani-Hajra tha se Gashi dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim dhe ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
Driton Gashi ishte dënuar më 2023 me katër vjet e tetë muaj burgim, por në fund të vitit 2024, Apeli e ktheu rastin në rigjykim lidhur me pikën 1 të dispozitivit, ndërsa vërtetoi lirimin e dy të akuzuarve të tjerë në këtë rast.
Bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale më 24 shkurt 2021, Gashi ka keqpërdorur detyrën zyrtare në mënyrën që Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka rekomanduar revokimin e lejeve të qëndrimit për Cihan Ozkanin, Yusuf Karabinën, Kahraman Demirezin, Hyseyn Demirin dhe Mustafa Erdenin si dhe për mosdhënien e lejes për Osman Karakaya, me arsyetimin se ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.
Pasi u dëbuan, 6 shtetasit turq u gjykuan në Turqi, me pretendimin se i përkisnin organizatës së shpallur terroriste nga ky vend, FETO.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…