Luftëtari shqiptar i arteve marciale të përziera, Ramiz Brahimaj, e festoi në një mënyrë krejt të veçantë nokautin ndaj amerikanit Micket Gall.
Ai zgjodhi që në prezencë të presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, t’ia vendoste plisin e bardhë moderatorit të famshëm, Joe Rogan.
Brahimaj ka bërë me dije se plisi është i babagjyshit të tij.
Brahimaj 32-vjeçar, që është lindur dhe jeton në SHBA, nokautoi Gallin me një seri të grushteve. Ai e rrëzoi fillimisht me të djathtën.
UFC, Brahimaj nokauton në rund të parë amerikanin Gall
Luftëtari shqiptar i arteve marciale të përziera, Ramiz Brahimaj, ka nokautuar amerikanin Mickey Gall, në mbrëmjen e UFC-së të mbajtur në New York të shtunën mbrëma.
Brahimaj 32-vjeçar, që është lindur dhe jeton në SHBA, nokautoi Gallin me një seri të grushteve. Ai e rrëzoi fillimisht me të djathën.
Për të është fitorja e tretë në UFC, karshi tri humbjeve sa i ka në këtë seri që është më e madhja në artet marciale të përzira. Brahimaj lufton në kategorinë velter.
Performanca e Brahimajt u shpall më e mira e natës së mbrëmshme të UFC-së.
“Një nga ndjenjat më të mira në botë. Këtu është babai im, familja, ime, kjo ishte për të gjithë shqiptarët dhe gjithë Bronxin. Falënderoj Zotin për çdo gjë. Kam kaluar shumë në këto dy vjet. E kam ditur se çfarë jam në gjendje të bëjë. Kam qenë aq i zemëruar me vete. Por, sot e dëshmova veten. Isha në shtëpi”, ka thënë Brahimaj në intervistë pas luftës.
Ai u shfaq në intervistë me plisin e babagjyshit të tij të ndjerë. Ndërsa në fund të intervistës bëri shqiponjën.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…