Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me qytetarët e vendit. Ai sot ka qëndruar në Prizren, ku është parë duke pirë çaj me disa qytetarë.
“Çajin e pasdites në lagjen “Kurillë” të Prizrenit. Krenar me Prizrenin!”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
Megjithatë, ajo që bie sy në këtë takim është se kreu i vendit nuk mban maskë mbrojtëse kundër koronavirusit. Ndërkohë ai është i shoqëruar nga disa qytetarë të moshuar.
Ndaj, këtij veprimi të Thaçit, ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i ish-deputetes, Albulena Haxhiu.
Ai ka kritikuar të parin e vendit, se po rrezikon jetën e qytetarëve.
Kurse, i ka bërë thirrje që t’ia merr çelësat e partisë Kadri Veselit, dhe të dal në zgjedhje që të matet.
“Nëse don me i’u rikthy garës politike mos u sill vërdallë pa maskë çajtoreve duke ua rreziku shëndetin edhe ma shumë pensionistëve, por urdhno merrja çelësat e partisë Kadrisë, e dil matu!”, shkruan Krasniqi në Facebook.