BREAKING NEWS

Carla Del Ponte: Vladimir Putinin është kriminel lufte, të lëshohet urdhëarrest

Ish-Kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, ka kërkuar që të lëshohe një urdhër arrest kundër Vladimir Putinit pas luftës që ka nisur në Ukrainë. Kështu ka thënë Ponte në një intervistë për Le Temps, transmeton Gazeta Express.

Ajo e ka quajtur Putinin edhe kriminel lufte.

“Putin është kriminel lufte”, ka thënë Del Ponte.

Ish-kryeprokurorja ka thënë se lëshimi i urdhërarrestit nuk do të nënkuptonte që domosdoshmërisht Puitin do të arrestohej, por thotë e ai është i vetmi instrument që lejon të arrestohen autorët e krimeve të luftës dhe të nxirren para Gjykatës.

“Është instrumenti i vetëm që kemi që na lejon të arrestojmë autorët e krimeve të luftës dhe t’i nxjerrim ata përpara Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale (ICC),” tha del Ponte, duke pranuar se vetëm urdhri nuk do të thoshte domosdoshmërisht se Putini do të arrestohej

Ponte tutje shton se nëse Putin qëndron në Rusi atëherë arrestimi i tij s’do të ndodhë, por urdhri për arrest do ta ndalonte atë që të udhëtonte jashtë shteti.

“Nëse ai qëndron në Rusi, nuk do të ndodhte kurrë. Por urdhri do ta pengonte atë të largohej nga vendi dhe do të ishte një sinjal i fortë se ka shumë shtete kundër tij”, shpjegoi Del Ponte.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago