SPORT

Copëtohet Serbia pas humbjes me Shqipërinë, pas trajnerit ikin edhe 5 lojtarë

Pas humbjes tronditëse ndaj Shqipërisë në Leskovc, Kombëtarja e Serbisë ka pësuar një goditje të rëndë në rrugën drejt kualifikimit për Kupën e Botës.

Disfata nga kuqezinjtë jo vetëm që uli ndjeshëm shpresat për një vend në Botëror, por solli edhe dorëheqjen e trajnerit Dragan Stojkoviç..

Përballja e radhës e Serbisë do të jetë kundër Andorrës, ku për shkak të situatës aktuale, priten ndryshime të shumta në formacion. Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Zoran Bata Mirkoviç, ndërsa pesë lojtarë kyç nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Nikola Milenkoviç, Andrija Zivkoviç, Predrag Rajkoviç, Luka Joviç dhe Dragan Rosiç janë jashtë listës për shkak të lodhjes dhe dëmtimeve. Në vend të tyre, janë ftuar Luka Lijeskiç nga Radnički 1923, Vuk Drashkoviç nga Crvena Zvezda dhe Mihajlo Cvetkoviç nga Anderlecht.

Serbia pritet të paraqitet me një formacion të dobësuar ndaj Andorrës, ndërkohë që atmosfera në kampin serb mbetet e rënduar pas rezultateve të fundit dhe pasigurisë për të ardhmen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago