Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 566 viktima nga koronavirusi, për një total prej 20465 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shëruarve sot është 1224 për një total prej 35435.
Autoritetet raportuan edhe për 3153 raste të reja pozitiv nga Covid-19, shifra që e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 159 516 që nga fillimi i pandemisë.
Në kujdesin intensiv janë të shtruar 83 pacientë më pak për një total prej 3260
Sipas autoriteteve “Ekzistojnë tre indikatorë inkurajues. E para është numri në rënie i të sëmurëve në repartet Covid-19. E dyta është numri në rënie i të sëmurëve në kujdesin intensiv. E treta janë numrat në ulje prej disa ditësh të atyre që humbasin jetën nga pandemia e koronavirusit.
Po sipas autoriteteve, “Tendenca në rënie tani është më e besueshme dhe mund të thuhet se masat e miratuara dhe të zgjatura kanë patur ndikim në përhapjen e virusit”