Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Ramush Haradinajt se kufiri mund të rishikohet.
Gjukanoviq lidhur me Demarkacionin mes Kosovës dhe Serbisë, ka përmendur edhe marrëveshjen mes dy presidenteve, me të cilën Kosova dhe Mali i Zi zotohen për formim të një komisioni ndërshtetëror, e cila do e korrigjojë çdo gabim eventual që ka ndodhur në procesin e demarkimit të kufirit shtetëror mes dy vendeve.
Sipas AAK-së, kryetari i tyre dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është e kryer e këtë e tha në RTK edhe vetë Gjukaoniviq.
E ndaj AAK-së ka reaguar aktori Çun Lajçi, sipas të cilit, edhe nëse rishikohet, demarkacioni do të mbetet ashtu siç është.
“A kaq naiv qenkeni? Paska pritë Kuvendi i Malit Zi, 4 vite, pa e miratua “ratifikimin” që ia dergoi Kuvendi i Kosovës, që tani ta rishqyrton Presidenti?! Sa naivitet i Ramushit për marrëveshjen e Hashimit, por jo edhe i Gjukanoviqit, se ai tha: Nuk i prishim marëdhanjet e mira me kojshitë. Mund ta rishqyrtojmë! Pra “mund”!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Popull i besueshëm jemi!
Gjukanoviq “vërteton fjalët e Ramushit, se kufiri mund të rishikohet”!
E përflasin dhe e shpërndajnë shqiptarët si t’ishte fjalë e shekullit!?!
Mund të Rishikohet!? Dhe? Çka pastaj?
Mbetët si ishte!
Eh more populli im. I besuem Milloshit kur tha Kosova nuk humb pse i suprimohet autonomia e pushtetarët tonë e nënshkruen e ai na djegi!
Tani Gjukanoviqit po i besojmë!?
Po pra, veç vetës s’i besojmë, se jemi me shkollë nate!
A kaq naiv qenkeni? Paska pritë Kuvendi i Malit Zi, 4 vite, pa e miratua “ratifikimin” që ia dergoi Kuvendi i Kosovës, që tani ta rishqyrton Presidenti?!
Sa naivitet i Ramushit për marrëveshjen e Hashimit, por jo edhe i Gjukanoviqit, se ai tha: Nuk i prishim marëdhanjet e mira me kojshitë. Mund ta rishqyrtojmë! Pra “mund”!
Dhe e moret “zdravo za gotovo”, pa mendua se Kuvendi i Cetinës e shqyrton (nëse e rishqyrton) jo Presidenti, dhe deputetët serb n’Parlament, po e”zbutkan” zemrën e po thojkan: po more, kthejani Kosovës 8400 hektar tokë! Se kështu na e patën kthye edhe Plavë-Gucinë!
Hajt popull hajt! Mbuloni gabimet e ish kryeministrave e besoni se bajrami do t’bie n’ramazan!
Unë do t’i kërkoj falje Ramushit e do t’i bie n’gjuj, nëse e hap pikën kufitare në Çakorr, aty të kafja!