Daniel Serwer, professor of conflict management at the John Hopkins School of Advanced International Studies at the United States of America/Independent Balkan News Agency
Dallim të madh për çështjen e integritetit territorial të Kosovës dhe të shteteve tjera në Ballkan në mes të administratës aktuale të presidentit amerikan Joe Biden dhe asaj të ish-presidentit Donald Trump, ka vënë re njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer.
Sipas tij, Bideni e ka bërë të qartë përkrahjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se kjo mungonte në kohën e Trumpit.
Megjithatë, ai ka thënë se s’ka parë ende një strategji konkrete të Bidenit për këtë çështje.
“Mendoj se administrata aktuale e ka bërë më se të qartë se e përkrah sovranitetin dhe integritetin territorial jo vetëm të Kosovës, por të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç e përkrah edhe perspektivën evropiane të tyre. Dhe këto gjëra nuk ishin shumë të qarta gjatë kohës së administratës Trump. Ata luajtën me idetë e ndarjes së Kosovës, ishte një situatë shumë konfuze me administratën e kaluar. Thënë kjo, është një gjë të kesh objektiva të mira si përkrahja për sovranitetin dhe integritetin territorial e po ashtu, edhe për perspektivën evropiane dhe një gjë krejt tjetër të kesh një plan për t’i bërë të arritshme këto gjëra. Dhe ajo që nuk e kemi parë ende nga kjo qeveri dhe që unë dua t’i jap më shumë kohë, është një plan i vërtetë. Çfarë kanë bërë është caktimi i disa objektivave për të ngushtuar apo minimizuar boshllëkun në mes të BE-së dhe SHBA-së. E kjo është një gjë shumë e mirë, pasi që ky boshllëk u bë edhe më i madh nga administrata Trump. Mirëpo, nuk e kanë shtruar ende një rrugë të qartë drejt këtyre objektivave që ata duan t’i arrijnë”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…