Organizatori i protestave të fundit në shtetin serb, Savo Manojloviq ka folur në veten e parë duke treguar rrëfime të paraardhësve të tij të lindur dhe rritur në Kosovë.
Manojloviq ishte organizator i protestave, “Nisu-Ndrysho”, e cila kishte për qëllim ndalimin e miratimit të dy ligjeve – Ligjit për Shpronësim dhe Referendum.
Këto të dyja i hoqi prej rendit të ditës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i frikësuar me përmasat që po merrte protesta e organizuar nga djaloshi që paraardhësit i kanë lindur në Kosovë.
Ai për gazetën nova.rs ka treguar se është gjenerata e tretë e një familje të larguar nga Kosova. “Brezat e mëparshme të larguara vazhduan të ktheheshin. Të jetosh në atë zonë do të thotë shpesh vuajtje dhe vrasje”.
Manojloviq ka treguar se si gjatë Luftës së Dytë Botërore besa e shqiptarit i ka shpëtuar jetën stërgjyshit të tij dhe fal kësaj ai është në jetë.
“Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, familja ime u fut në listën për likuidim nga nazistët shqiptarë. Ata u shpëtuan nga një fqinj shqiptar, i cili më parë i kishte dhënë stërgjyshit tim besën, se do ta shpëtonte familjen tonë, nëse do t’u rrezikohej jeta”.
“Këtë histori që e kam dëgjuar shpesh nga babai dhe xhaxhai im, më ka betonuar idenë se e gjithë familja mbijetoi, kurse unë u linda dhe jetoj, vetëm sepse një burrë shqiptar e mbajti fjalën”, shtoi ai.
Ai thotë se “ky parim më ka udhëhequr në jetë dhe se do ta mbaj fjalën për anulimin e protestave nëse presidenti serb i miraton dy kërkesat – tërheq ligjet e diskutueshme”.
Ndryshe, Manojloviq ka pohuar se nuk do të ndalet sa herë që të jetë nevoja që të dal të protestojë kur cenohen të drejtat e qytetarëve.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…