Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të shtunë. Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës, teksa kjo ka sjellë edhe bllokime të akseve rrugore, çka ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve.
Ndërkaq, aksi Peshkopi-Maqellarë është i bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se reshjet e dëborës vijojnë me instensitet, teksa automjetet presin në radhë.