Tre shqiptarë qeshin dhe pozojnë me kanabis me vlerë 1 milion paund të kultivuar në një qytet në Mbretërinë e Bashkuar, sipas mediave britanike
Shqiptarët që trafikonin drogën u kapën në flagrancë me shumën prej 1 milion paundësh, që planifikonin të përdornin për të përmbytur rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.
Xhoi Kasaj(Imazhi: MEN Media)
Tre shqiptarët që pozuan me një sasi kanabisi prej 1 milion paundësh të kultivuar në një papafingo industriale në një qytet në veriperëndim të Anglisë janë burgosur. Indrid Hysembelli, 26 vjeç, Xhoi Kasaj, 30 vjeç, dhe Romeo Toska, 26 vjeç, u gjetën të fshehur brenda një papafingoje, në një fermë gjatë një bastisjeje policore në qershor të vitit të kaluar.
Romeo Toska(Imazhi: MEN Media)
Hysembelli u burgos për tre vjet e shtatë muaj, Toska për dy vjet e tetë muaj dhe Kasaj u burgos për dy vjet e tre muaj.
Indrid Hysembelli(Imazhi: MEN Media)
Christopher Brown, nga Policia e Mançesterit, tha: “Ishte një operacion i rëndësishëm dhe shumë i organizuar për kultivimin e kanabisit, duke prodhuar drogë me vlerë gati 1 milion paund dhe duke paraqitur një rrezik serioz për komunitetin lokal.”
“Trafikimi i drogës nuk është një krim pa viktima. Ai është i lidhur ngushtë me aktivitetin e dhunshëm të bandave dhe shfrytëzimin e njerëzve vulnerabël – çështje serioze që ndikojnë në komunitetet në të gjithë Mançesterin dhe mbeten një fokus kyç i punës sonë të vazhdueshme të zbatimit të ligjit.”
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…