I riu, Erjon Xhenje është vrarë në një lokal në Shkodër.
Gazetari Seda Nikshiqi tha për BalkanWeb se disa persona janë afruar dhe kanë qëlluar drejt tij, ndërsa 19 vjeçari ka qenë në një lokal, në bulevardin Bujar Bishanaku.
“Disa persona janë afruar dhe kanë qëlluar drejt tij. Autorët kanë qenë me motoçikletë dhe më pas janë larguar nga një rrugicë. Është e paqarta se kush mund të jenë autorët, por policia është në hetim. Mendohet se kanë qenë të paktën dy persona në ëtë ngjarje. Bulevardi Bujar Bishanaku monitorohet nga kamera sigurie, por autorët anë futur në një rrugicë dytësore për t’u larguar”., raportoi gazetari.