Turqia është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024 pas një fitoreje dramatike kundër Austrisë me rezultat 1:2.
Goli i parë u shënua qysh në minutën e parë të ndeshjes, ku Demiral realizoi nga këndi, e që ishte edhe një nga golat më interesant në këtë Kampionat Evropian.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Turqisë të krijuar në minutën e parë, kurse Demiral shënoi edhe një herë në minutën e 59-të të takimit.
E Demiral është bashkëshorti i Heidi Lushtakut, e cila është me origjinë nga Kosova.
Kurse, Austria e ngushtoi epërsinë në minutën e 66-të me anë të Gregoritschit.
Austriakët u lëshuan në sulm gjatë gjithë kohës, ku rastin më të mirë e pati në minutën e 95-të, por goditjen e Baumgartnerit e ndali Gunok, që ishte një nga pritjet më të mira në këtë Euro 2024.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…