Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka thënë se forca e lobit rus në Shqipëri, është më e madhe se që është menduar.
Këtë ai e kishte theksuar edhe në librin e tij “Rusia Ballkanike”, botuar në vitin 2014 pas agresionit rus në Ukrainë.
Sipas Muratit, disa politikanë “filorusë gjenetikë” në Tiranë, po mbrojnë hapur Rusinë, në kulmin e një klime të alarmit për ndërhyrjen ruse në Ballkan, përcjell Bota sot.
“Grazhdi serb dhe grek në Tiranë e merr kashtën nga Rusia”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Muratit në Facebook:
Për filorusët gjenetikë në Tiranë
Në librin tim “Rusia Ballkanike”, botuar në vitin 2014 pas agresionit rus në Ukrainë, kam theksuar se forca e lobit rus në Shqipëri është më e madhe nga sa kemi menduar. Provat i keni çdo ditë në institucionet shtetërore shqiptare…
Një nga provat janë edhe disa politikanë filorusë gjenetikë në Tiranë, të cilët këto ditë po vetëidentifikohen si të tillë në forumet zyrtare. Ata po mbrojnë hapur Rusinë dhe madje po guxojnë të kërkojnë edhe lidhje strategjike me Moskën në kulmin e një klime të alarmit të madh atlantik dhe perëndimor për ndërhyrjen ruse në Ballkan.
Grazhdi serb dhe grek në Tiranë e merr kashtën nga Rusia.