POLITIKE

Do të blejë sërish armatime nga Rusia, Erdogan paralajmëron SHBA: Askush nuk mund të ndërhyjë te vendimet tona

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij do të bëjë një porosi të dytë të sistemit mbrojtës rus S-400, edhe pse vendimi për të marrë pajisje ushtarake nga Rusia rrezikon të acarojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, që kanë kërcënuar me sanksione.

Uashingtoni thotë se ky sistem rus përbën kërcënim për avionët amerikanë F-35, si edhe për sistemin mbrojtës të NATO-s, pjesë e të cilës është edhe Turqia. Por Ankaraja pretendon se po e bën këtë porosi për shkak se nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje të kënaqshme me ndonjë vend të NATO-s.

“Në të ardhmen, askush nuk do të jetë në gjendje të ndërhyjë për të caktuar çfarë sistemi mbrojtës do të marrim dhe nga cili shtet”, tha Erdogan në një intervistë për televizionin amerikan CBS të dielën. “Askush nuk mund të ndërhyjë te kjo. Vetëm ne mund të marrim vendime të tilla”.

Dhjetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër Drejtorisë së Industrisë Turke të Mbrojtjes, shefit të saj Ismail Demir dhe tre nëpunësve të tjerë pas vendimit për të blerë sistemin rus të mbrojtjes S-400. Bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë për porosinë e dytë vijojnë, ndërsa amerikanët sërish kanë paralajmëruar për sanksione.

Erdogan do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme, për t’u takuar me Vladimir Putin me të cilin do të diskutohet edhe dhuna në veriperëndim të Sirisë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

48 minuta ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago