Lideri i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës “Republika Srpska”, Milorad Dodik, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë BeH-në t’i dërgojë ndihma Ukrainës në luftën kundër Rusisë, raportoi HINA.
Në takimin që Dodik pati me kryediplomaten britanike, Liz Truss, lideri nacionalist i entitetit serb fajësoi perëndimin për luftën në Ukrainë.
“Këta tani po provojnë të mobilizojnë disa këtu në Bosnje-Hercegovinë për t’u përfshirë në dërgesa të disa pajisjeve ose armëve. Natyrisht kjo nuk mund të bëhet pa vendim të Presidencës”, u shpreh Dodik derisa u shpreh në anën e Rusisë.
Ai tha se nuk do të pajtohej kurrë me vendimin e Presidencës së BeH-s për furnizimin e ushtrisë ukrainase me pajisje dhe armë.
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, Dodik nuk e ka mbështetur Ukrainën dhe dhe e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin të mençur dhe me qëllime të mira.
Më herët Liz Truss u shpreh edhe për Dodikun dhe sanksionet britanike kundër tij.
“Ne kemi vendosur sanksione ndaj [Milorad] Dodik, edhe ndaj disa politkanëve tjerë që duan të destabilizojnë paqen në Bosnje-Hercegovinë. MB do të vazhdojë të bëjë këtë gjë ndaj atyre që minojnë progresin”, u shpreh ajo, raporti N1 në gjuhën boshnjake.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…