Doni të mos keni probleme me kujtesën? Përdorni këtë ushqim

Një dietë e mirë është e një rëndësie jetike kur bëhet fjalë për të shmangur, ose të paktën për të vonuar, problemet që mund të lindin me kalimin e viteve.

Përveçse na bëjnë të ndihemi mirë me veten, disa ushqime kanë veti që të rrisin edhe aftësitë tona. Ky është rasti i kanellës, e cila, sipas studimeve të ndryshme, ndihmon në përmirësimin e kujtesës.

Kjo erëz aromatike, edhe pse me origjinë aziatike, është shumë e zakonshme në kuzhinën shqiptare. Përveç aromës së mirë që u ofron pjatave, disa studime kanë treguar se kanella ka veti antiinflamatore, antioksiduese dhe antikancerogjene.

Përveç kësaj, mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tonë imunitar dhe funksionit të trurit, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujtesën dhe mësimin. Kohët e fundit, një ekip studiuesish nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Birjand (Iran) rishikuan disa studime të mëparshme mbi efektet e kanellës dhe theksuan potencialin e saj për të parandaluar ose reduktuar çrregullimet e kujtesës.

“Studimi synonte të rishikonte në mënyrë sistematike studimet mbi lidhjen midis kanellës dhe kujtesës”, thonë Samaneh Nakhaee dhe Alireza Kooshki, autorë të studimit të botuar në revistën “Nutrition Neuroscience”.

Për këtë studim, u mblodhën 605 studime të ndryshme. Pas kësaj, ekspertët e reduktuan analizën në vetëm 40, ato më interesantet. Shumica e tyre sugjeruan se kanella mund të ndikojë pozitivisht në kujtesën dhe funksionin kognitiv.