Donika Gërvalla ka reaguar pas propozimit të LDK’së që Avdullah Hoti të jetë mandatar për Kryeministër.
Gërvalla ka shkruar në Facebook se ky akt është mashtrim dhe se e vetmja kandidate për kryeminstër nga LDK’ja është Vjosa Osmani.
“Mashtrim, e vetmja kandidate legjitime për kryeministër nga LDK-ja deri në zgjedhjet e ardhshme është Dr. Vjosa Osmani. Vetëm ajo e ka marrë nga kjo parti besimin qytetar në zgjedhjet e kaluara. Askush tjetër! Të tjerët janë manipulim vote dhe rrënim besimi”, ka shkruar ajo.
Ajo më tej ka thënë se legjitimitetin për kryeministër nuk e jep Hashim Thaçi por vota e sovranit.
“Legjitimitetin për KM nuk e jep iza e Hashim Thaçit por vota e sovranit.
Organizoni zgjedhje të reja, kandidoni dikë tjetër dhe nëse i merr votat, le të bëhet kryeministër.
Deri atëherë ulni kokën dhe punoni që të mund të riktheni pak nga besimi që e keni humbur. Nuk latë koalicion joparimor pa bërë në dëm të qytetarëve dhe të LDK-së. Tash edhe me Coronën .
Demokracia pazar nuk është dhe as ne dele që t’i hamë këto marrëzi”, ka shkruar ajo.