Doresa Rexha, producente dhe aktorja kryesore e serialit ”Rrushe“, ka treguar se pse në Top Channel serialit Kosovar i janë vendosur titra.
Për këtë çështje ka pasur debat në opinionin publik pikërisht nëse është dashur të vendosen këto titra.
Por Rexha thotë se arsyeja kryesore ka qenë që serialit të mund ta përcjellin edhe personat që nuk mund të dëgjojnë ose që kanë dëmtim të dëmtuar.
Mirëpo e pranon që arsyeje tjëtër është edhe përdorimi i disa zhargoneve loakale në serial.
”Duke parë debatet që ka ngjallur titrimi i serialit “Rrushe” në Top Channel, mund të them që arsyeja kryesore pse kemi vendosur të kemi titrim ka qenë ofrimi i mundësisë që serialin të mund ta përcjellin dhe ta shijojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë apo personat me dëgjim të dëmtuar. Veç kësaj, ata që e kanë parë serialin, e kanë vërejtur që për hir të origjinalitetit, në serial, përveç gjuhës dialektore, përdoren edhe lokalizmat, zhargoni, “slang”-u, etj., që jo domosdo kuptohet nga të gjithë, prandaj është menduar që titrimi për transmetim në Top Channel të bëhet sa më afër gjuhës standarde, në mënyrë që çdo detaj i dialogjeve të kuptohet nga gjithë audienca shqiptare, siç është praktikë në shumë vende të botës me diversitet gjuhësor“, ka shkruar ajo në Facebook.
Rexha ka thënë se ” diversiteti gjuhësor veç na pasuron më shumë si komb, nuk na ndan”.
“Uroj e shpresoj që së shpejti ta kemi Sezonin e Dytë të serialit “Rrushe” para publikut shqiptar, pse jo bashkëprodhim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërsa Sezonin e Parë mund ta ndiqni çdo të martë nga ora 21:00 në Top Channel”.
“Ju kërkoj ndjesë gjitha mediave të cilat më kanë kontaktuar këto ditë mirëpo për shkak angazhimeve e kam pasur të pamundur të paraqitem”, shkruan ajo.