BREAKING NEWS

Dosja e Taçit, ku do shkonin milionat? Përgjimet: Rezarti është shumë i inatosur, ju betohem, dreqit

Abcnews.al ka siguruar dosjen e plotë me rreth 100 faqe të Anti-Mafies Italiane që zbulon rolin e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taçi në transferimin e mbi 18 milionë eurove të një sipërmarrësi kontrovers italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n, Francesco Zummo.

Për shumën që do të kalonte nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Singapor ose Hong Kong, Taçi do të merrte pjesën e tij mbi 3 milionë euro si “komision” për ndihmën. “Sapo transferta nga banka zvicerane të mbërrinte në Shqipëri, nëpërmjet Petruzzella-s, do t’i duhej ta transferonte në një kompani në Singapor ose Hong Kong” thuhet në dosje.

Palët kishin edhe një tjetër plan. “Të dy ideuan mundësinë e përdorimit të një kompanie nafte të Taçit për të maskuar transferimin e parave në Singapor me një transaksion për blerje nafte. Diçka që Cestagalli ia komunikoi menjëherë Petruzzellës, i cili u duk i gatshëm të ndiqte indikacionet që vinin nga brokeri zviceran dhe partneri i tij shqiptar” evidentohet në dosje.

Në përgjime palët dalin duke biseduar edhe për faktin që të mos i tërheqin të gjitha paratë, por të linin një pjesë që të mos binin në sy. “Ajo që bashkëpunëtorët ende nuk kishin menduar ishte nëse do të linin ose jo një shumë të vogël parash në llogari për të mos krijuar dyshime”.

Shuma e madhe e parave e Francesco Zummos do të kalonte në Shqipëri përmes emrit të Fabio Petruzellas, ekonomisti i bosit italian, i cili erdhi në Tiranë dhe u paraqit te sporteli i “Alpha Bank” i shoqëruar nga shqiptarët, kunati i Taçit, Artur Balla dhe truproja e tij Bledar Lilo.

Por në momentin që transferimi ngeci italiani komunikon disa herë me Rezart Taçin dhe Francesco Zummon i shqetësuar. “Ju betohem për fëmijët e mi. Gjithçka është bërë, pse nuk transferohen ato? Dreq” është kapur nga përgjimet Petruzzella. “Rezart (Taçi) është shumë i inatosur” shprehet më tej në një tjetër bisedë të regjistruar Fabio Petruzella. “Shqipëria është vendi i gjërave më absurde në botë” thotë më tej e shqetësuar Marina Tizzi, pjesë e bizneseve të grupit italian.

E ndërsa Taçi është në kërkim dhe dy njerëzit e tij në Shqipëri janë arrestuar, prokuroria e posaçme do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve. Hetuesit pritet ti kërkojnë informacion bankave të nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të paluajtshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago