FOTO&VIDEO

Drama e emigrantit: Ika 16-vjeç në Gjermani, kur u ktheva nëna nuk më njohu

Drama e emigrantëve është e ngjashme, udhëtimi shumë i mundimshëm ia lë vendin një fillimi shumë të vështirë.

Erjoni nuk i kishte mbushur 16 vjeç kur u nis me këmbë drejt Gjermanisë. Kapërceu kufijtë maleve nëpër disa shtete.

Eci ditë e natë të tëra i frikësuar mes rrezikut nga egërsirat e trafikantët, në acarin e dimrit dhe i uritur. Mundimet e atij udhëtimi i lanë shumë gjurmë dhimbje në jetën e tij.

“Unë jetoj në Itali momentalisht, në Gjermani kam emigruar që në moshën 16 vjeç. Ikëm në të zezë në këmbë nga Kroacia”, tha ai per emisionin Vetting ne abcnews.al

“Kam mbaruar shkollën atje, mora letrat në moshën 18 vjeç dhe fillova të punoj vetë. Si fillim kam vuajtur, se nuk njihja asnjë, shkuam u paraqitëm në shtet, shteti të merr përsipër dhe në pajisën me letra”.

Për rreth tri vite ai nuk mund të lëvizte nga landi ku jetonte ndaj dhe nuk pati mundësi të shihte familjen. Duke mbushur moshën 19 vjeç,  Erjoni mundi të kthehej në shtëpi pasi ishte pajisur me dokumentet që nevojiteshin. Kur mbërriti në Shishtavec nuk e njohu nëna sepse ai kishte ikur fëmijë e ishte rritur e burrëruar larg syve të saj.

“Nëna nuk më ka njohur sepse nuk më ka parë, herën e parë kur kam ardhur nuk më ka dalluar se jam unë, se kur shkon i vogël ndryshon”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago