SPORT

‘Dridhet’ FSHF-ja, në Brazil duan të rikthejnë Sylvinhon

Sylvinho ka edhe katër javë të mbetura në kontratë si trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Edhe pse kreu i FSHF-së Armand Duka i ka ofruar një marrëveshje të re prej janarit, palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar “martesën”.

Pas Europianit 2024 me Shqipërinë, për trajnerin ka pasur shumë interes dhe disa ditë më parë “AS” në Spanjë bënte me dije se për të kishte tre skuadra të interesuara.

Tanimë nga Brazili “Sambafoot” bën me dije se Corinthians dëshiron të rikthejë në ekip 50-vjeçarin. Media në fjalë shkruan se Sylvinho pëlqehet nga brazilianët e Corinthians, skuadër të cilën ai e ka drejtuar edhe më parë.

50-vjeçari udhëhoqi Corinthians në 43 ndeshje, duke marrë mesatarisht 1.44 pikë për ndeshje. Ajo çka shtyn edhe më shumë kryerjen e këtij operacioni, është fakti se Sylvinho shihet si i duhuri edhe nga tifozët e skuadrës së Serie A braziliane.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

57 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago