Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike, Driton Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik”, ka njoftuar Selmanaj.
Selmanaj, tash është izoluar.
“Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës t’i kryej nga shtëpia”, përfundon Selmanaj.
Deri tash, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë infektuar me koronavirus, derisa disa prej tyre janë shëruar. Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë pozitiv.