Këngët e Dua Lipas kryesojnë listën e më të dëgjuarave në radion dhe televizionin britanik për vitin 2020, falë albumit të saj fitues të shumë çmimeve “Future Nostalgia”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka spostuar kështu kantautorin britanik Ed Sheeran, i cili ka qenë artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga 2017.
“Faleminderit shumë për të gjithë që dëgjuan dhe dashuruan muzikën time gjatë vitit 2020”, tha këngëtarja. “Jam tepër krenar që isha artisti më i luajtur në radio, TV dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Hitet “Physical” and “Don’t Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të preferuara në valët radiofonike të Britanisë.
Klasifikimi u publikua nga kompania e muzikës PPL, e cila monitoron muzikën e luajtur në TV, radio, pub-e dhe klube. Albumi “Future Nostalgia” i cili u prezantua në përiudhën e pandemisë rezultoi se ishte kolonë zanore e shumë njerëzve gjatë karantinës.
“Ishte një vendim kaq i ndërlikuar,” tha 25-vjeçarja për BBC në fillim të këtij viti. “Unë jam thjesht mirënjohëse që shërbeu si një formë arratisjeje gjatë kësaj kohe. E gjithë ideja ime ishte të krijoja një botë argëtuese që njerëzit të kënaqeshin edhe kur ishin në shtëpi – dhe ndihem me fat që pata mundësinë ta bëja këtë.”
Dua Lipa është e para artiste femër që kryeson top listën më të luajtur të PPL që nga Katy Perry në 2014. Pas Ed Sheeran, në vend të tretë u rendit këngëtarja Ariana Grande, e ndjekur nga Sam Smith.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…