Dy të lënduar nga aksidenti mes një kamioni e një veture në Lipjan

Sot gjatë mesditës ka ndodhur një aksident trafiku në Lipjan, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident, ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksident