Pak çaste pas arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetaret e të dyja subjekteve si duket mezi nuk kanë pritur të realizojnë një fotografi të përbashkët.
Në një fotografi të publikuar pak minuta më parë nga nënkryetarja e VV’së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, shihet ajo bashkë me Albulena Haxhiun krahë për krahë me Vjosa Osmanin nga radhët ë LDK’së.
Jo vetëm fotografia i paraqet këto zyrtare të lumtura për arritjen e kësaj ujdie për bashkëqeverisje, është edhe shkrimi i Mulhaxhes-Kollçakut, ai që e tregon çartë një gjë të tillë.
“Na priftë e mbara!”, ka shkruar Mulhaxha Kollçaku në fotografinë e publikuar në Facebook.