Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në fshatin Maqitevë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë gërmuar në pronën private të një familjeje.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 40-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se kjo është hera e dytë që në oborrin e shtëpisë së familjes së saj ku ajo kishte jetuar deri në kohën e luftës, janë hapur gropa të mëdha dhe të thella.
Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, arsyeja përse po ndodh kjo mund të jetë se në kohën e paraluftës në atë lokacion ka pasur shenja të varrezave të vjetra dhe dyshohet se të njëjtat kanë qenë varreza ilire.
Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Dëmtim i varrezave apo kufomave’.
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…